Këshilla për të stërvitur trurin dhe për të përmirësuar kujtesën

Imagjinoni sikur të mos mundni të sillni ndërmend veprimtaritë e çdo dite që lidhen me pyetjet e përhershme kush, çfarë, ku dhe kur.

Lifestyle

19/10/2017 09:55

Çdo gjë, duke filluar që nga të kujtuarit për të blerë qumësht në dyqanin e ushqimeve deri tek analiza e konkluzionit të projektit tuaj të fundit, do të ishte një detyrë thuajse e pamundur. Kështu që mund të themi pa frikë se ajo që na përfaqëson ne është kujtesa jonë.

Për më tepër thuhet se kujtesa është fleksibël, sepse ka tendencë të dobësohet me kalimin e viteve, megjithatë një memorie e forte varet nga shëndeti dhe gjallëria e trurit tonë.

Neuroshkencëtarët konfirmojnë se truri ka një aftësi mahnitëse që të përshtatet dhe reagojë gjithnjë e më ndryshe, kështu që ju mund të përmirësoni kujtesën tuaj në çdo moshë. Ja ku po ju sjellim 5 truqe si të bëheni më të zotë në një kohë shumë të shkurtër:

1. Lëvizja horizontale e syve
Sytë mund të jenë dritarja e shpirtit tuaj, por ato mund të jenë gjithashtu përforcues shumë te mirë të kujtesës. Sipas një studimi tek Brain and Cognition lëvizja e shpejtë horizontale e syve për 30 sekonda përmirëson kujtesën me 10%. Kjo lloj lëvizjeje mund të ndihmojë që të dy anët e trurit të komunikojnë më mirë duke aktivizuar rrugë nervore që ndihmojnë këtë komunikim, i cili është i nevojshëm për të konsoliduar kujtesën.

2. Jepini mundësi trurit tuaj të stërvitet
Kujtesa, ashtu si forca muskulare, sugjeron që ju “ta përdorni ose do e humbni”. Nuk ka rëndësi sa impenjues mund të jetë aktiviteti nga ana intelektuale, nëse është diçka për të cilën ju jeni tashmë të zotët, atëherë nuk është një ushtrim i mirë për trurin. Aktiviteti duhet të jetë diçka jo familjare dhe jashtë zonës tuaj te rehatisë, siç është për shembull të mësoni të luani një pjesë sfiduese muzikore ose të përmirësoni aftësitë tuaja në shah.

3. Mos anashkaloni aktivitetin fizik
Ushtrimet aerobike si çiklizmi janë veçanërisht të mira për trurin, prandaj zgjidhni aktivitete që përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Në përgjithësi , çdo gjë e mirë për zemrën tuaj është e shkëlqyer dhe për trurin.

4. Jeto gjelbër
Annals of Neurology zbulon se njerëzit që morën pjesë në një ndër testet e kujtesës dhe që konsumuan gjysmë filxhani me perime kruçifere (siç është brokoli) çdo ditë u vlerësuan me rezultate rreth 10% më të larta se pjesëmarrësit e tjerë.

5. Gjeni kohë për miqtë tuaj
Ruajtja e kontakteve mund të jetë një ndihmë për jetën tuaj shoqërore dhe kujtesën po ashtu. Në të vërtete kërkimet ne Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard zbuluan se njerëzit që ndërveprojnë më shumë me të tjerët shfaqin rreth 50% më pak dobësim te kujtesës se pjesa tjetër.
Përpiquni të praktikoni këto këshilla dhe truri juaj nuk do harrojë t`ju falënderojë. /Lajmi.net/