Këshilla për të rënë në peshë pa humbur asnjë masë të gjoksit

Të gjitha femrat e dinë se gjatë dobësimit drastik, bashkë me kilogramët e tepërt, shpesh humbet edhe gjoksi, gjë e cila nuk na pëlqen aspak pasi gjoksi është një ndër asetet më të bukura të çdo femre.

Lifestyle

18/10/2017 22:18

Prandaj në këtë artikull po sjellim disa këshilla praktike se si mund të dobësohesh duke ruajtur në formë sa më të mirë gjoksin tënd.

Rregulli Nr 1 : Hiq dorë nga eskpres dietat (dietat e shpejta)

Dietat e shpejta shkaktojnë zvogëlimin e masës trupore dhe kilogramëve të tepërt duke krijuar edhe rënien e gjoksit por edhe shfaqjen e strijave në lëkurë si pasojë e tkurrjes së lëkurës. Prandaj këto janë dietat të cilat duhet ti harrosh nëse dëshiron të kesh një gjoks të bukur, dhe duhet të zgjedhësh dobësimin gradual e hap pas hapi.

Rregulli Nr 2 : Merru me aktivitet fizik gjatë dietës

Aktiviteti fizik është tejet i rëndësishëm për të ruajtur një fizik sa më të mirë e për t’u dobësuar në zonat kritike, duke ruajtur sa më mirë gjoksin si dhe duke forcuar muskujt në zonat e tjera, si vithet, kofshët dhe barku. Prandaj sporti duhet të jetë pjesë e rutinës tënde gjatë çdo faze, e aq më tepër kur je në dietë.

Rregulli Nr 3 : Mos i nda proteinat nga menuja e përditshme

Proteinat janë shumë jetësore për të ruajtur muskujt, elasticitetin e lëkurës dhe për të ndihmuar organizmin në prodhimin e kolagjenit. Prandaj proteinat duhet të jenë pjesë e menusë tënde të përditshme nëse nuk dëshiron të humbasësh gjoksin dhe asetet e tjera që të bëjnë të kesh një fizik sa më të bukur femëror.

Rregulli Nr 4 : Vish gjithnjë reçipetat e duhura

Reçipetat janë shumë të rëndësishme për të mbajtur një gjoks sa më të bukur e të shëndetshëm. Ato duhet të jenë të materialeve më cilësore dhe të masës së duhur. Bëj kujdes që gjoksi mos të varet si pasojë e reçipatave më të mëdhaja në numër, por nga ana tjetër ai nuk duhet të jetë as i shtërnguar. Edhe kur je në palestër apo kur merresh me sport, përzgjidh reçipetat e duhura, të cilat nuk e lejojnë gjoksin të “lëshohet” si rrjedhojë e vrapit apo ushtrimeve të tjera fizike. /Lajmi.net/