Këshilla për të arritur deri te seksi më i mirë

Ja mënyrat më të mira se si ju dhe partneri juaj të arrini seksin më të mirë ndonjëherë.

Lifestyle

25/09/2014 21:20

Bëhuni të besueshëm
“Besimi absolut i lëvizjeve është frymëzuese”, thotë Rodney – ekspert për seks, duke pohuar se ka pasur femra që e kanë bërë këtë për atë. “Kam qenë në lidhje me një femër për disa javë me rradhë. Kur shkuam tek shtëpia ime, i kërkova ndjesë për disa minuta shkuarje në banjë dhe kur u ktheva në dhomë, ajo ishte shtrirë në shtrat e zhveshur plotësisht. Për një moment u ndeza tërësisht në epsh. Ne meshkujt jemi krijesa shumë të thjeshta. Mjafton një dozë e vetbesimit përgjatë rrugëtimit intim apo procesit, pavarësisht nëse është ndonjë vallëzim striptiz, zhveshje pa hezitim ose të na tregoni se çka ju kënaq më së shumti dhe se çfarë dëshironi saktësisht në shtrat.”

Tregoni ndonjë gjë apo kërkesë të çuditshme
Ne të gjtihë kemi të paktën një gjë në shtrat që është pak… jo morale, por thjeshtë ndjehemi bukur. “ Kur kam filluar takimet me të dashurën time, thotë Jeff, kishim marrëdhënie seksuale të përkryera. Por, tri javë më vonë, i tërheqja flokët e saj drejt një pike të preferuar timen dhe ajo pohonte se e pëlqente atë. Nuk është diçka që mund të bëhet gjithmonë ose në çdo marrëdhënie, mirëpo unë jam i lumtur kur kërkesat tona pëlqehen nga të dy partnerët. Disa nga ne mendojnë se nëse provojmë gjëra të tilla, partneri ynë do të rebelohet apo prapësohet, por është mirë të komunikohet lirshëm dhe pse jo të flisni fjalë të pista. Është mirë t’i tregoni ndonjë gjë të pazakontë apo gjëra të thjeshta që juve ju eksitojnë, dhe do të vëreni se do befasoheni këndshëm, transmeton Lajmi.net.

Mbani dritat ndezur
Cliff, gjatë intervistimit filloi duke përshkruar procesin e momentit intim. “Ju shkoni në shtrat dhe jeni të përgatitur për të bërë seks. Rrobat filloni t’i hiqni dhe…papritmas ajo kërkon t’i fikni dritat.”

“Jo!” – bërtiti Rodney, i tronditur. Nuk është e hijshme të veprohet kështu, kjo i ngjan sikur ajo përpiqet të fshehë diçka. “

“Unë nuk arrij të kuptoj se çfarë mund të kenë femrat për të fshehur”, thotë Jeff. “Nëse ne kemi vendosur për të shkuar me to në shtrat, kjo do të thotë se ne duam t’i shohim ashtu siç janë, të zhveshura.”

Ka shumë pak gjëra që e prishin disponimin më shumë se sa ndërprerja e marrëdhënieve në përpjekje për të fshehur veten tuaj nga partneri. Nëse ndriçimi është i fortë dhe ju keni ndonjë shenjë që tentoni ta fshihni, atëherë padyshim që do kishit dashur të fikni dritat. Duhet të fitoni besimin se nëse një mashkull dëshiron të shkojë në shtrat me ju, kjo do të thotë se ai ju pranon juve ashtu siç jeni, pa marrë parasysh se si dukeni me dritat ndezur. Seksi nuk duhet kryer duke fshehur çdo detaj nga vetja, kështuqë leni dritat ndezur – si në kuptimin metaforik po edhe në atë literal.