Këshilla për nënat e reja rreth higjienës intime pas lindjes

Në momentin që familjes i bashkohet një anëtar i ri, fillojnë dhe vijnë për vizitë miqtë dhe të afërmit.

Lifestyle

26/04/2018 22:42

Por për t’u ndjerë sa më rehat, jo vetëm shtëpia duhet të jetë e pastër, por nevojë për përkujdesje të veçantë ka edhe higjiena intime e nënës.

Periudha pas lindjes është një fazë delikate për intimitetin e grave, ku rreziku i infeksioneve është më i madh. Ndryshimet vaginale për shkak të ndryshimeve hormonale mund të nxisin shfaqjen e infeksioneve, kruajtje dhe djegie. Pa harruar edhe erërat e këqija të cilat krijojnë shqetësime.

Për këto arsye, edhe në qoftë se shtatzënia dhe lindja kanë ndodhur në një mënyrë të natyrshme / fiziologjike, është e domosdoshme për ta trajtuar me kujdes këtë zonë intime. Përdorni produkte me ph të butë dhe me përbërës antibakterial. Këto produkte ju ndihmojnë për të lehtësuar problemet e mundshme që lindin në këtë periudhë. Është e rëndësishme të largoni të gjithë lagështirën e cila mund të favorizojë përhapjen e bakterieve të dëmshme. Kjo gjë duhet bërë me shumë kujdes, vetëm duke tamponuar, duke përdorur një copë shumë të butë dhe shumë të pastër, shkruan pernenat.al. Nuk duhet të përdorni pudër pasi mund të shkaktoni ndonjë irritim.

E lejoni zonën intime të ajroset mirë

Është e rëndësishme të përdorni veshje intime me fibra natyrale, të cilat duhet të ndërrohen shumë shpesh dhe duhet të lahen me sapun marsiglia, duke evituar përdorimin e detergjentëve kimikë të cilat mund të rezultojnë shumë agresivë për lëkurën.