Këshilla për mbrojten e lëkurës gjatë verës

Tani ka hyrë sezoni i nxehtë, dhe lëkura është më shumë e ekspozuar se çdo gjë tjetër. Ndiqni këto këshilla që të keni lëkurë të shëndetshme. 

Lifestyle

05/07/2014 16:10

Mbroni lëkurën tuaj nga efektet e dëmshme të mbiekspozimit ne diell. Lëkura është një organ shumë specifik, ajo ka nje mekanizëm mbrojtës nga qelizat e pigmentit melanocitet, të cilat na mbrojnë ne nga përcëllimi i diellit.

Mos dil jashtë në diell gjatë orëve 12-14, por ruhuni mirë nga ora 10-17 me kremra me filter mbrojtës SPF 15 e më lartë, sidomos per ata që kanë lëkurë të bardhë apo që kanë shumë nishane në trup pasi risku i diegieve të shpeshta apo ekspozimi ne diell të fortë rrit shancet për kancerin e lëkurës.

Përdorni krem dielli sa herë dilni nga deti. Rrini në hije sa më gjatë të jetë e mundur pasi dhe nën çadër dielli depërton.

Shmangni solaret, nxirja në mënyre artificiale është parë se është 100 herë më e fortë se dielli i orës 12-14.