Këshilla për kthinat në një shtëpi banimi

Hapsira ku jetojmë tregon edhe se kush jemi. Tregon gjendjen tonë intelektuale, statusin në shoqëri, qasjen me gjërat që janë më aktuale dhe se si jemi duke e organizuar stilin e jetesës për veten tonë.

Lifestyle

07/05/2014 16:32

Qëndrimi ditor

Që të kemi një hapsirë të qëndrimit ditor e cila do na ofrojë ndjenjë rehati dhe do jetë e ndriçuar shumë mirë, nuk do të thotë patjetër që duhet të kemi mobilje super të kushtueshme. Mjafton që ato të jenë të rehatshme, komfor ambientit që kemi si dhe në përputhshmëri me ngjyrat dhe format e gjërave që kemi brenda në shtëpi.

Qëndrimi ditor duhet të jetë në atë formë që të mund të qarkullojmë lirshëm nëpër të dhe të mos lodhemi psiqikisht gjatë të ndernjurit aty.

Kujdes me përzgjedhjen e ngjyrave  të mureve. Nuancat e buta të ngjyrave preferohet që t\’i aplikoni sepse ato do ju ofrojnë relaksim për sy përgjatë kohës që jeni aty.

Kuzhina

Një pjesë të gjatë të ditës e kalojmë edhe në kuzhinë për pjesen e përgaditjes së shujtave që i konsumojmë.

Kuzhina duhet të jetë me ndriçim natyral në gjithë pjesët e saj. Duke pasur dritare ne mund edhe të kemi ajrosje nëpër gjithë hapsirën, gjë që ndihmon të kemi ambient më të freskët dhe më të pastër.

Vendosni ngjyrat e mureve dhe pllakat të cilat do krijonë atmosferë gjallërie dhe ambient të këndshëm për punë. Përzgjedhni dizajnet e dollapeve të cilat do jenë në harmoni me ngjyrën e mureve dhe me dizajnin e tryezarisë. Hapsira e tryezarisë nuk preferohet të jetë shumë larg tavolinës së punës brenda kuzhinës.

Dhomat e gjumit

Orientimi më i mirë i dhomave të gjumit është kah lindja dhe verilindja për shkak se rrezet e diellit gjatë mëngjesit do na tregojnë se po fillon një ditë e re dhe do kemi një zgjim më të lehtë nga gjumi.

Për dallim nga hapsirat tjera të shtëpisë, dhomat e gjumit mund të jenë me ngjyra dhe dizajne ku mund të tregoheni pak më të guximshme.

Kombinimi i ngjyrave dhe tapeteve me garnitura të ndryshme do të ishte zgjidhje shumë me shije.

Varësisht nga sipërfaqja e saj një banjo dhe garderobë e integruar brenda saj veçse do shtonte komoditetin.

Banjot dhe wc

Këto dy hapsira preferohet të jenë të ndara nga njëra-tjerta, por jo larg dhe nuk është estetike që ato të jenë shumë vizive nga aspekti i qasjes.

Kërkojnë që të jenë të ndriçuara mirë dhe me ventilim natyral për shkak të ajrosjes më cilësore.

Guaskat dhe elemetet tjera të banjos është mirë që të jenë më ngjyrë të bardhë sepse kjo ngjyrë tregon edhe një lloj pastërtie në banjo, ndërsa pllakat mund të jenë te ngjyrave të ndryshme në raport me elementet tjera.

Korridoret

Nuk do të ishte aspak komode dhe nuk do ofrohej ndjenjë sigurie po të kishim një korridor të ngushtë dhe jo të ndriçuar mirë.

Le të kemi pamje të korridorit i cili na ofron mirëseardhje. Mos e dekoroni me detaje të tepërta. Ngjyrat mund të jenë të buta në konrespondim me gjithë ngjyrat tjera që vendosim ti kemi brenda hapsirave ku qëndrojmë.

Disa herë nuk na ofrohet që te kemi edhe hapsira të mëdha brenda shtëpisë por nëse e kemi atë mundësi do ishtë shumë mirë po të krijonim një biblotekë të vogël e cila mund të jetë veçantë e organizuar si kthinë por mund të jetë edhe e integruar në një dhomë pune.

Të gjitha kthinat brenda shtëpise nuk preferohet që të ngarkohen me detaje dhe ngjyra të tepërta.

Preferoni që të përzgjidhni mobilje të cilat janë të lëvizshme lehtë nga vend i tyre sepse kështu do risni komoditet më të madh dhe do keni mundësi të ndërroni vendin e tyre.