Këshilla për ata që e lënë cigaren

Thonë se mënyra më e lehtë për të lënë cigaren është ta zëvendësosh me konsumin e diçkaje tjetër, për shembull me ndonjë ushqim, me çokollatë, apo me përtypjen e ndonjë çamçakëzi.

Lifestyle

04/10/2014 23:18

Megjithëse ky i fundit nuk rekomandohet shumë pasi një studim thotë se dëmton kujtesën dhe shton dhimbjen e kokës.

Problemi më i madh i personave që vendosin të lënë duhanin është shtimi në peshë, por ajo që rekomandohet më shumë është konsumi i frutave.

Duke qenë se ju vini nga një përvojë e duhanpirjes së shpeshtë në organizmin tuaj kanë qarkulluar plot radikale të lira, që favorizojnë plakjen, atëherë bëni mirë që në periudhën apo vaktin e cigares, ta zëvendësoni me një vakt frutash. Mund të bëni pjesë të dietës suaj thjerrëzat, karotat, majdanozin, bananet, etj.

Bëni kujdes të mos eliminoni të gjitha karbohidratet nga dieta, për shembull, vazhdoni konsumoni bukë, makarona, oriz, pasi të gjitha këto janë prodhues dhe stimulues të çlirimit të një neurotransmetuesi në tru, i cili është përgjegjës për ndjenjën e mirëqenies, transmeton Lajmi.net.

Gjithashtu rekomandohet edhe konsumi i ujit deri ne dy litër dhe i çajrave të cilat ndihmojnë organizmin të pastrohet.

Mundohuni të rralloni konsumin e alkoolit pasi është një faktor i rëndësishëm i shtimit në peshë. Gjithashtu rralloni edhe kafenë pasi ajo ju kujton gjithnjë cigaren.

Në shtimin e kileve të tepërta ndikojnë edhe ëmbëlsirat dhe ushqimet e skuqura, si dhe yndyrnat.

Idealja do të ishte që pasi të keni lënë cigaren, të filloni një dietë të rregullt ushqimore.