Këshilla nga të moshuarit për dashurinë dhe jetën

Në kohën tonë, ata të cilët janë pothuajse 100 vjeç kanë përjetuar gjithçka: shumë luftëra, shumë qeveri, zhgënjime dhe momente të lumtura. Dëgjoni këshillat e të moshuarve që u japin juve për jetën dhe dashurinë.

Lifestyle

27/10/2014 16:01

Organizata ‘Holiday Retirement’ kohët e fundit i pyeti disa të moshuar për dashurinë dhe ju kërkoi atyre që t’i shpërndajnë perspektivat e tyre për dashurinë, martesën dhe marrëdhënjet.

Këto këshilla të tyre u ndanë në katër pjesë të rëndësishme. Si pasojë, ata thonë se thjeshtësia është mënyra më e mirë për ta bërë një marrëdhënje të zgjasë. Nëse nuk keni një gjysh apo gjyshe për t’i kërkuar këshilla për dashurinë, lexoni këto këshilla më poshtë që Lajmi.net i transmeton për ju.

1. Kaloni më shumë kohë me të dashurit
Lista e gjërave për të bërë çdo ditë duket se nuk ka kurrë mbarim, duke filluar nga oraret në punë, në shkollë apo të tjera. Sidoçoftë, të moshuarit sugjerojnë se të kalosh më shumë kohë me të dashurit duhet të jetë prioritet mbi gjërat e tjera. Në fakt, më shumë se një e treta prej tyre thanë se nëse do të mund të ndryshonin diçka në jetën e tyre, do të ishte që të kalonin më shumë kohë me miqtë, familjen dhe fqinjët.

2. Thuaj “Të dua” më shpesh.
Kur ishte hera e fundit që i the të dashurës apo të dashurit “Të dua”? Mos i lejoni vetës që të shkoni në shtrat të nervozuar, sepse t’i thuash se sa e do dhe sa ka vlerë ai/ajo për ty edhe kur je në punë është një hap i duhur. Në fakt, pothuajse një e katërta e njëqindvjeçarëve inkurajuan që të thuhet ‘Të dua’ më shpesh.

3. Planifikoni të bëni gjëra së bashku.
Fluturat fillestare të një takimi të parë dhe spontaniteti i viteve të hershme ju japin shpejtë kurajon për ta ftuar në darkë, por të moshuarit që kanë kaluar nëpër shumë gjëra ju këshillojnë që këto kohë së bashku t’i kaloni jo vetëm në fillim të marrëdhënjes, por përgjatë gjithë viteve të saj. Vazhdimisht qëndroni së bashku, dilni dhe mësoni më shumë për partnerin tuaj, transmeton Lajmi.net.

4. Sigurohuni që ata të jenë të duhurit
Pasi që në Facebookun tuaj filloni të shihni në kohështrirje disa fotografi të dasmës apo njoftimet për lidhje të miqëve tuaj, është shumë e lehtë që të imagjinoni një martesë për veten. Megjithatë, këshilla e urtë nga të moshuarit na kujton se martesa është më shumë se dasëm. Pas të gjithave, një njëqindvjeçare e mençur e përmblodhi këtë me këshillën “Sigurohuni që keni zgjedhur të duhurin/en për tu martuar”.