Këshilla nga mjekët se si të mos sëmureni fare

Sezoni i ftohjes dhe gripit është ende këtu, kështu që është mirë që të merrni disa këshilla nga njerëzit të cilët shohin pacientë çdo ditë të cilët teshtiten dhe janë të ftohur.

Lifestyle

18/01/2015 16:15

Ju ndoshta keni dëgjuar për këshilla të tilla si – pastroni duart më shpesh, flini mjaftueshëm, qëndroni të hidratuar – por ka edhe disa këshilla të tjera të cilat ndoshta nuk i keni dëgjuar.

Këtu më poshtë do të gjeni disa mënyra të cilat doktorët dhe infermierët i përdorin për ta forcuar sistemin imunitar.

Qëndroni larg pijeve me sheqer
“Personalisht, unë ndjehem më mirë dhe me më pak gjasë që të prekem nga ndonjë grip apo të sëmurem kur i evitoj këto pije”, thotë Michelle Katz, autore e Healthcare Made Easy. Merreni këshillën e saj dhe evitoni soda-të posaçërisht gjatë këtij sezoni të gripeve dhe ftohjes, transmeton Lajmi.net.

Pastroni çdo gjë që prekni

Kur është hera e fundit që e keni pastruar makinën për larjen e teshave? Sipas Shawn Westadt Mueller, drejtor i parandalimit të infeksioneve dhe kontrollit në Spitalin Baltimore, “bakteret i adhurojnë vendet e nxehta, të errëta, dhe shumica e vendeve në shtëpinë tuaj, ashtu si makina e teshave mund të strehojë baktere”. Dhe, sa shpesh e pastroni celularin, mikrovalën, tastierën, ndërprerësit e dritave, anët e krevatit, pajisjet elektronike, dhe lodrat e fëmijëve? Jo shumë shpesh, shumica prej nesh. Kështu që përdorni alkool dezinfektues apo ujë për t’i pastruar ndonjëherë këto.

As mos mendoni t’i hani thonjtë

Vetëm nëse vazhdimisht i pastroni duart (celularin dhe tastierën tuaj), gishtat tuaj janë sigurisht të mbuluar nga bakteret të cilat mund të infektojnë sytë dhe hundën tuaj. Bakteret fshehën nën thonjtë tuaj, dhe duke i ngrënë ata ju do të bëni që ato baktere të futen në trupin tuaj, transmeton Lajmi.net.

Mbajeni frymën
Shumica e baktereve hynë në trupin tuaj përmes hundës apo gojës – kështu që nëse jeni duke qëndruar afër dikujt që është i sëmurë apo afër dikujt i cili teshtinë, evitoni frymëmarrjet e shpeshta dhe të thella. “Vetëm duke e mbajtur frymën tuaj më shumë kur jeni afër një personi të sëmurë ju do të ndihmoni vetën tuaj nga infektimi”, thotë Weiss. Një studim i fundit i lëshuar nga MIT zbuloi se kollitjet dhe teshtitjet udhëtojnë në distanca më të mëdha se që është menduar më herët. Një këshillë e mirë: nëse e shihni apo e dëgjoni dikë se teshtiu afër jush, mbajeni frymën për 10 deri në 15 sekonda.

Merrni pak ajër edhe nëse është shumë ftohtë jashtë
Të dalësh jashtë për të marrë ajër të pastër është këshilla që daton që nga koha e Florence Nightingale. “Një arsye tjetër pse sëmuremi kur është ftohtë është për shkak që ne kalojmë më shumë kohë brenda”, thotë Mueller. “Nuk është njëjtë si kur jeni në plazh dhe gjithkush ka hapsirën e tij”. Mueller rekomandon që vetëm duke e hapur një dritare apo, edhe më mirë, duke dalë jashtë për të ecur pak mund të bëjë që të mos sëmureni fare.