Këshilla martesore nga Dougas e De Niro

Në mes tyre, Michael Douglas e Robert De Niro kanë 140 vjet eksperiencë, që përfshin disa martesa të dështura. Tash, në një intervistë të re, aktorët kanë dhënë këshilla për martesa të shenjta. Douglas, i cili ishte divorcuar nga gruaja e parë Diandra Luker në vitin 2000 dhe nga Catherine Zeta-Jones në muajin gusht, i…

ShowBiz

03/01/2014 19:07

Në mes tyre, Michael Douglas e Robert De Niro kanë 140 vjet eksperiencë, që përfshin disa martesa të dështura. Tash, në një intervistë të re, aktorët kanë dhënë këshilla për martesa të shenjta.

Douglas, i cili ishte divorcuar nga gruaja e parë Diandra Luker në vitin 2000 dhe nga Catherine Zeta-Jones në muajin gusht, i ka thënë ‘Belfast Telegraph’ se mendimi i tij për dashurinë dhe martesën ka ndryshuar me kalimin e kohës.

“Ju duhet ta mbroni dashurinë. Ju duhet ta ‘ushqeni’ dhe të kujdeseni për të”, ka thënë Douglas.

– “Mendoj se duhet të prisni. Seili e ka karrierën e tij, ambiciet e tij. Mendoj se duhet të punoni në karrierën tuaj, të mundoheni dhe të siguroni mjete financiare dhe pavarësi. Nuk po them se kjo vlen për secilin, por mendoj se njerëzit duhet ta kenë jetën e tyre të sigurt, para se ta marrin përsipër përgjegjësinë për partner apo fëmijë”, ka shtuar ai.

De Niro, i cili u divorcua nga gruaja e parë Diahnne Abbott në vitin 1988, pas 12 vjetësh martesë, me ç’rast pati edhe dy fëmijë, e ka të vështirë ta planifikojë një martesë të qëndrueshme dhe afatgjate.

“E vetmja gjë që do të thosha është se nëse martoheni, është më e lehtë ndoshta për të mos pasur fëmijë, nëse shkon drejt ndarjes. Kjo e bën jetën më të thjeshtë”, tha ai. Douglas dhe De Niro aktualisht janë duke luajtur së bashku në filmin ‘Last Vegas’, i cili do të dalë në kinema më 1 nëntor.