Këshilla e trajnerit: Si të humbni peshë pa dietë, me veç 15 min ushtrime ditore (Video)

Joe Wicks 30 vjeçar, është trajner në një palestër në Londër i cili është bërë shumë i famshëm nga miliona ndjekës në Instagramin e tij, i cili premton se mund të bini peshë pa e munduar vetën me dieta të ndryshme.

Lifestyle

12/05/2016 13:04

Nuk është e nevojshme të hiqni dorë nga ushqimet dhe brumërat, madje as të rraskapiteni me orë të tëra në palestër, por vetëm nëse ndiqni hapat që ua sugjeron ky trajner, transmeton lajmi.net.

Joe u bënë thirrje të gjithëve të heqin dorë nga dietat që mbajnë dhe t’i bëjnë këto ushtrime nga 15 minuta në ditë, e që sipas tij rezultatet do të jenë tejet të mira.

Nëse i përmbaheni këtyre ushtrimeve, atëherë ushqimet që ju i hani çdo ditë, brumërat, yndyrat dhe ushqimet tjera me kalori nuk janë fare të nevojshme të kufizohen.

“Nuk ka asnjë mënyrë të shpejtë për të humbur yndyrën apo celulitin, përveçse të hahet mirë dhe duke bërë ushtrime rregullisht”, ka thënë Joe.

“Muskujt mund t’i bëni ashtu siç dëshironi, aq më e madhe të jetë norma juaj metabolike aq më shumë ju do të djegni kalori”, shtoi ai.

Këto premtime të tij, kanë rezultuar pozitive tek shumë ndjekës të tij, të cilët e falënderojnë për punën që bënë dhe këshillat që ai jep./lajmi.net