KESCO sqaron se si konsumatorët mund t’i shlyejnë borxhet e vjetra

KESCO njofton se në zyret e saj për përkujdesje ndaj konsumatorëve në të shtatë distriktet nëpër Kosovë, mirëpret të gjitha palët për shlyerje të borxheve të vjetra që janë subjekt i faljes në bazë të ligjit përkatës.

Lajme

11/08/2016 17:28

Kjo është një procedurë e funksionalizuar në bazë të aktit për faljen e borxheve dhe memorandumit KESCO-KEK.

KESCO ka rol lehtësues dhe është në dispozicion të të gjithë të interesuarve që t’i shlyejnë këto borxhe, në pajtueshmëri të plotë me ligjet në fuqi.

Dihet se të gjitha borxhet e energjisë elektrike të krijuara para 1 janarit 2009 janë të falura dhe, në bazë  të procedurave, pra pas marrëveshjes për kryerjen e detyrimeve eventuale, ato mund të shlyhen përgjithmonë.

Ligji për Faljen e Borxheve i miratuar nga Kuvendi i Kosovës ka maturitet deri me 3 shtator 2016 dhe deri atëherë secila palë mund të  shkojë  në  Zyret për Përkujdesje ndaj Konsumatorëve të KESCO-s dhe pas zbatimit të të gjitha procedurave, përkatësisht parashtrimit të kërkesës të përfitojë nga ligji përkatës./lajmi.net