Kerry sot vjen me porosi për Qeverinë e Kosovës

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, do ta vizitojë sot Kosovën, dhe pritet ta takojë kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrat Hashim Thaçi e Branimir Stojanovic, si dhe do t’i japë mesazhet e tij të qarta për sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë rajonale.

Lajme

02/12/2015 08:53

Kerry, siç ka pohuar Ambasadori Amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, do t’ia japë disa porosi Qeverisë së Kosovës.

Para së gjithash, ai do ta theksojë miqësinë dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

Pastaj, Kerry do të flasë për Dialogun me Serbinë dhe rëndësisë së mbajtjes së momentumit rreth kësaj çështjeje, për përparimin në krijimin e Gjykatës Speciale, si dhe për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm – i cili është problem në tërë rajonin e Ballkanit.

Sekretari Amerikan i Shtetit, po ashtu, do ta mbajë edhe një konferencë për media.