Kerry: SHBA nuk do ta mbështeste asnjë marrëveshje që cenon sovranitetin e Kosovës

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa ka thënë se SHBA-ja mbështet dialogun me Serbinë, dhe se nuk do ta mbështeste asnjë marrëveshje që do të cenonte sovranitetin e Kosovës.

Lajme

02/12/2015 16:38

“Ne nuk do të mbështesnim asnjë marrëveshje që cenojnë shkelin apo dëmtojnë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Ne kemi investuar shumë këtu”, ka thënë shefi i diplomacisë amerikane në konferencën për shtyp pas takimit me kryeministrin Isa Mustafa. /lajmi.net