Kerry përdor emrin Maqedoni, Venizelos braktis konferencën

Një përplasje diplomatike ka ndodhur mes Greqisë dhe SHBA-ve, kjo për shkak të përdorimit të emrit Maqedoni gjatë një takimi të mbajtur në kobnferencën ministrore të NATO-s në Bruksel.

Bota

04/12/2014 21:46

Si bëjnë të ditur mediat greke, ministri i Jashtëm i Greiqsë, Evangelos Venizelos ka braktisur konferencën e mbajtur nga sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, me ministrat e jashtëm të vendeve të koalicionit kundër IS, transmeton Zhurnal.

Shkak për këtë veprim është bërë vetë Kerry, i cili gjatë përmendjes së emrave të vendeve bashkëpunuese ka thënë “Maqedonia”, duke mos përdorur emrin zyrtar, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Pas konferencës, Ministria e Jashtme greke i ka dërguar edhe një letër zyrtare palës amerikane, ku ankohej për atë veprim të kryer.

Në letër thuhet se Venizelos ishte larguar nga konferenca në shenjë proteste, duke qenë se emri i fqinjit verior të Greqisë nuk ishte vendosur ende dhe të dy vendet janë ende në proces bisedimesh. Për më tepër që edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së emri nuk është vendosur ende.

Pas largimit të Venizelosit, Greqia u përfaqësua në konferencë nga i dërguari i saj në NATO, Mihalis Diamesis.