Kerry: Nëse ka prova, do ta ekstradojmë Gulenin në Turqi  

Megjithatë, sekretari Kerry paralajmëroi Turqinë, duke theksuar se shteti turk duhet të respektojë sundimin e ligjit.

Bota

18/07/2016 13:19

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, lidhur me deportimin e liderit të FETO-s, Fethullah Gylen, tha se në qoftë se provat e dërguara janë të sakta dhe në pajtim, ne do ti përmbahemi marrëveshjes për deportim, në të kundërtën nuk kanë asnjë dobi.

Megjithatë, sekretari Kerry paralajmëroi Turqinë, duke theksuar se shteti turk duhet të respektojë sundimin e ligjit.

Reagimi vjen ndërkohë që në Turqi po kryhen arrestime masive të gjyqtarëve, policëve, gjeneralëve dhe madje edhe të ushtarëve të thjeshtë.

Të njëjtën kërkesë e kanë bërë edhe ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian. Shefja e politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini paralajmëroi qeverinë turke të hënën, duke theksuar se marrja e hapave të tillë do të dëmtojë rendin kushtetues.

“Ne ishim të parët … atë natë tragjike kur thamë se institucionet legjitime duheshin mbrojtur”, u tha Mogherini gazetarëve në takimin me ministrat e Jashtëm të BE-së. Takimi është ndjekur edhe nga sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

“Nuk ka asnjë justifikim për asnjë hap që çon larg rendit kushtetues”, tha ajo. /Lajmi.net/