Kerry: Kosova po shkon mirë dhe ju duhet të vazhdoni të punoni

Sekretari amerikan, John Kerry, ka folur shkurt për Klan Kosovën në momentin kur ka kryer takimet me shoqërinë civile në qendër të Tiranës.

Lajme

14/02/2016 14:32

I pyetur nga Klan Kosova për gjendjen në Kosovë, ai ka thënë se ka një porosi për Kosovën .

“Kosova po shkon mirë dhe  ju duhet të vazhdoni të punoni për të ecur përpara”, ka thënë shkurt Kerry, njofton Klan Kosova.

Sekretari amerikan ka pasur sot gjatë ditës takime me presidentin Bujar  Nishani, kryeministrin Rama dhe kryetarin e Opozitës Lulzim Basha, por në asnjë paraqitje nuk është përmendur Kosova.

Në fokus të vizitës kanë qenë reformat në drejtësi dhe rruga e Shqipërisë në integrimet euroatlantike.