Kerry i dhuron patate Lavrovit

John Kerry tha se Sergei Lavrov e kishte përmendur eksportin më të famshëm të shtetit amerikan të Idaho’s kur dy palët janë takuar për herë të fundit.

Bota

13/01/2014 16:51

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry e bëri Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov të qeshë kur i dhuroi dy patate të mëdha si dhuratë në takimin e sotëm që u mbajt në Paris.

Kerry tha se Lavrov e kishte përmendur eksportin më të famshëm të shtetit amerikan të Idaho’s kur dy palët janë takuar për herë të fundit. Ministri rus i punëve të jashtme u duk se e mirëpriti gjestin, duke buzëqeshur dhe duke bërë me shenjë se dhuratat ishin “impresive”.

Delegacionet ishin në Paris bashkë me grupet opozitare siriane para bisedimeve paqësore të drejtuara nga OKB, Gjeneva II, që do të mbahen në Zvicër, javën e ardhshme.