Kerry do të takohet me Mustafën, Thaçin dhe Stojanoviqin

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, nesër do të vizitojë Kosovën.

Lajme

01/12/2015 19:43

 

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë dhënë RTK-së, ka treguar për axhendën e sekretarit Kerry.

Ai ka thënë se Kerry në Kosovë do të takohet me kryeministrin Isa Mustafa dhe me dy zëvendësit e tij, Hashim Thaçin dhe Branimir Stojanoviqin.

Ambasadori amerikan tregoi se më pas Kerry do të takohet me disa të rinj të Kosovës të cilët janë shkolluar në SHBA si dhe në fund të qëndrimit të tij në Kosovë, ai do të mbajë një konferencë për media.

Ambasadori Delawie tha për RTK se SHBA-të ka qëndrim të prerë “nuk e përkrahin dhunën”.