Kerry: Avancimi i IS në Kobane, tragjedi

Avancimi i militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Kobane, kufirin siriano-turk, është tragjedi. Megjithatë kjo nuk do të pengojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj që të vazhdojnë me realizimin e strategjisë së tyre për t’i luftuar ata, ka thënë sekretari amerikan, John Kerry.

Bota

09/10/2014 20:22

Kobane është një tragjedi, sepse paraqet të keqen e Shtetit Islamik, është shprehur Kerry para gazetarëve në Boston, duke përdorur akronimin IS për xhihadistët islamikë, transmeton REL.

Xhihadistët kanë avancuar me uzurpimet e tyre, duke marrë më shumë se një të tretën e Kobanes, dhe kjo ka ndodhur pavarësisht sulmeve ajrore ndaj tyre nga ana e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-të.