Kërkuesit gjejnë zgjidhjen ideale, do karikojmë celularin për 5 sekonda

Na ndodh shpesh që të jemi në lëvizje dhe celulari të mos ketë bateri. Menjëherë vihemi në lëvizje për të gjetur një vend, ku të vendosim karikuesin. Por ja që kërkuesit kanë menduar edhe për kohën tonë, duke na dhënë mundësinë që ta karikojmë për 5 sekonda.

Auto & Tek

21/05/2018 18:28

Një grup nga Universiteti Cornell ka ndërtuar baterinë 3D, e cila mund të karikojë telefonin për vetëm pesë sekonda. Kjo teknikë e re, do të na shpëtonte përfundimimisht.

Grupi ka ridizajnuar baterinë standarde, e cila në vend të katodës dhe anodës, ka komponentë në strukturën 3D. Ajo është bërë nga mijëra pore të nanoshkallës e mbushur me elemente të domosdoshme për ruajtjen e energjisë dhe bartjen e saj.

Sipas Ulrich Wiesner, profesor i inxhinierisë, kjo bateri është një revolucion i vërtetë.

“Me fjalë të tjera, ju mund të keni qasje në energji për një kohë shumë më të shkurtër se sa bëhet zakonisht, kur keni arkitekturë të baterisë konvencionale”, ka pohuar ai.

Grupi është ende duke punuar në teknikën e kësaj baterie, por ka bërë aplikimin për mbrojtje të patentës mbi konceptin e punës.