Kërkonte telefonin që i ra poshtë tavolinës së restorantit, u rrënqeth nga ajo që gjeti

Will Robinson nga Lincolnshire i Anglisë, është rrëqethur kur poshtë tavolinës së restorantit e ka gjetur një mi të ngordhur

Fun

16/09/2017 20:48

Në momentin që 22-vjeçarit i ra telefoni në dysheme, shoku tij e ndezi një dritë për ta ndihmuar ta gjente më lehtë, transmeton Telegrafi.

Miu nën tavolinën e restorantit

Por, ndriçimi bëri që të shihet çartë edhe brejtësi që kishte rënë në kurth.

Pasi i kanë treguar stafit se çfarë kishin gjetur, djelmoshat e kanë bërë një fotografi të cilën e kanë postuar në SnapChat.

“Ishte e tmerrshme, unë e kërkoja telefonin kur shokët po më thoshin se aty është edhe një mi. Për më keq, ky është një vend luksoz dhe do duhej të ishte gjithçka në rregull”, ka thënë Robinson lidhur me rastin.