Kërkonte seks në këmbim të karrierës – Lajmi.net
Kërkonte seks në këmbim të karrierës
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 12:15, 9 October 2017
Harvey Weinstein, producent fitues i çmimeve “Oscar” dhe njëri prej njerëzve më të fuqishëm në Hollywood, është shkarkuar nga bordi drejtues i kompanisë së tij pas skandalit të abuzimeve seksuale, që shpërtheu në vazhdën e raportit të publikuar nga “New York Times” javën e kaluar.

Gazeta prestigjioze shkruante se, njeriu pas filmave të tillë si “Shakespeare in Love”, “The King’s Speech” dhe “Pulp Fiction” kishte arritur të paktën 8 marrëveshje ligjore që lidheshin me akuza për ngacmime seksuale.

Në mesin e paditëseve ishte edhe aktorja e famshme Ashley Judd, Rose McGowan, si dhe disa ish-punonjëse të “Weinstein Co” dhe ish-kompanisë së tij “Miramax”.

Shkrimi i “New York Times” nxori në pah 3 dekada abuzimesh. Drejtuesit e “Weinstein Company” deklaruan se, “në dritën e informacioneve të reja mbi sjelljen e pahijshme të 65-vjeçarit, punësimi i tij merr fund dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë”.

Manjati i filmit kishte kërkuar më herët ndjesë për shqetësimin dhe dhimbjen e shkaktuar, e thoshte se kishte planifikuar një tërheqje të përkohshme. Më vonë, megjithatë, e kundërshtoi raportin e 8 marrëveshjeve ligjore, e tha se do ta çojë çështjen në gjyq.

Paditëset thonë se producenti i ka detyruar t’i bënin masazh e ta shihnin të zhveshur, e në këmbim të favoreve seksuale u premtonte avancim në karrierë.

Presidenti Donald Trump shkroi në “Twitter” se, “nuk ishte befasuar aspak” nga pretendimet e ngritura mbi Weinstein, një mbështetës i fuqishëm i kandidatëve demokratë. Trump është përballur edhe vetë me një skandal seksual vitin e kaluar, kur doli në dritë një video ku ai përdorte fjalor të turpshëm në përshkrimin e bërë mënyrës sesi ngacmonte femrat. /Lajmi.net/

 

Fjalët kyçe: Harvey Weinstein, karriera, seks

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Stealth Sniper
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Pro Kicker Frenzy