Kërkon të bashkohet pas 24 viteve me vajzën, por ajo kishte qenë…

Një burrë kishte dhënë vajzën për adoptim para më shumë se 24 viteve sepse ai ishte i varur nga alkooli dhe ishte i ngatërruar në jetë.

Lifestyle

07/10/2017 18:18

Qëllimi i dorëzimit të vajzës një familjeje tjetër ishte për t’i dhënë një jetë më të mirë se ç’mund t’i ofronte ai.

Pasi gjeti mënyrat e shërimit dhe tani punonte si vullnetar për Misionin e Shpëtimit ‘Feniks’, ai tentoi të gjejë vajzën e tij nga që i kishte stabilizuar të gjitha gjërat, transmeton lajmi.net

Ndërkohë, Amy, vajza që tashmë ishte rritur e dinte që ishte e adoptuar dhe një ditë vendosi të kërkojë prindërit e saj biologjikë dhe online e gjeti numrin e Willit, babait të saj.

‘’Më ishte dashur shumë kohë që ta bëja atë thirrje telefonik. Isha me të vërtetë nervoze, por ishte diçka të cilën ndjeva ta bëja’’ thotë Amy.

Kur u realizua thirrja, Willi tregon ‘’dëgjoja në anën tjetër të telefonit teksa vajza thoshte’të lutem thuaj diçka, zemra po më lëviz nga vendi’, e vetmja gjë që arrija t’i thosha ishte se gjithçka do të bëhej mirë.

Megjithatë, pasi u takuan, gjatë bisedës së tyre, e kuptuan se të dy po punonin në të njëjtin vend për muaj të tërë, pa e ditur. Dhe ishte për t’u çuditur se ata po mendonin të gjenin njëri tjetrin në të njëjtën kohë. /Lajmi.net/

YouTube player