Kërkon azil në Zvicër sepse u pengua në raportim të së vërtetës

Një gazetar iranian, i cili bëri fushatë për presidentin e Iranit, Hasan Rohani, dhe i cili kishte udhëtuar në Lozanë me negociatorët bërthamorë iranianë për të mbuluar raundin e fundit të bisedimeve bërthamore me fuqitë e mëdha, ka kërkuar azil politik në Zvicër.

Bota

26/03/2015 18:03

Amir Hosein Motaqi, redaktor i agjencisë së lajmeve të Iranit ISKA, tha për Radion Evropa e Lirë se ai vendosi të kërkojë azil në Zvicër pasi u pengua në punën e tij nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit.

“Zyrtarët nga Ministria e Jashtme kërkuan që ne të raportonim lajmin që ata donin – lajm që nuk ishte i vërtetë – jo lajmin që ata nuk donin ta shihnin të botuar”, tha Motaqi.

Motaqi tha se një “ndërhyrje e qartë” e tillë e detyroi atë të përfundojë punën e tij me mediat vendase në mënyrë që “të them të vërtetën dhe të mbrojë lirinë e shprehjes”.

Gazetarët në Iran përballen më rregulla strikte të censurës.