I kërkon 260 euro për ta punësuar

Dje në lagjen Dardania në Prishtinë, është arrestuar një person pasi që ai kishte mashtruar një person tjetër se do ta punësojë. Por fillimisht i kërkoi 260 euro për ta punësuar.

Lajme

25/05/2016 12:37

Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Lagjja Dardani, Prishtinë 18.04.2016 – 10:25. Me 24.05.2016 njësia përkatëse policore ka arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte mashtruar viktimën mashkull K/Shqiptar, ku nga ai kishte marrë rreth 260 € me premtim për ta punësuar. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”. lajmi.net