Kërkohet zgjerim bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Portugalisë

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadoren e re të Portugalisë në Hungari, jorezidente për Kosovën, Maria Jose Morais Pires, e cila i dorëzoi letrat kredenciale.

Lajme

15/12/2015 13:48

“Presidentja Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Portugalisë dhe theksoi rëndësinë e zgjerimit të këtij bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, thuhet në njoftim, raporton lajmi.net.

Jahjaga e uroi ambasadoren Morais Pires për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të suksesshme gjatë mandatit të saj si ambasadore jorezidente e Portugalisë  në Republikën e Kosovës.

Ambasadorja Morais Pires shprehu përkushtimin e institucioneve të Republikës së Portugalisë për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës në çdo sferë me interes për të dyja vendet./lajmi.net.