Kërkohet seancë e jashtëzakonshme për dështimet dhe skandalet e diplomacisë

Sot pritet të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Lajme

07/11/2018 08:09

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, sot me fillim prej orës 10:30 pritet të mbajë mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare, raporton lajmi.net.

Siç thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës, kjo mbledhje do të mbahet pasi që 42 deputetë të Kuvendit kanë kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme.

Në këtë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë kërkuar debat parlamentar lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës. /Lajmi.net/