Kërkohet që menaxhmentit të lartë dhe drejtorit të Trustit t’i ulen pagat për 25%

Komisioni për Buxhet dhe Financa në mënyrë unanime ka miratuar rekomandimin e grupit punues të këtij komisioni për uljen e pagave të menaxhmentit të lartë dhe drejtorit të Trustit për 25 për qind.

Lajme

14/03/2018 13:57

Krejt kjo me qëllim të nivelizimit të pagave me Bankën Qendrore të Kosovës (BQK). Bordi i Trustit ka afat shtatë ditë që marrë vendim për këtë çështje në të kundërtën komisioni do t’i propozoj Kuvendit të marrë vendim për uljen e pagave në Trust.

Paga më e lartë në Trust është 4980 euro, e drejtorit menaxhues, ndërsa paga më e lartë në BQK është e guvernatorit 4120 euro.

Kryetari i komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, tha se pagesa e menaxhmentit të Trustit është përtej pagave të institucioneve siç është ajo e Bankës Qendrore

“Komisioni për buxhet dhe financa edhe në seancën plenar ka premtuar publikisht se do të bëj rishikimin e pagave të Trusitit për shkak se është dispropocoale. Për këtë çështje ne e kemi themeli një grup punues që e ka udhëheq deputeti Naser Osmani. Konsiderojmë edhe një herë se pagesa e menaxhmentit të Trustit është përtej pagave të institucioneve siç është ajo e Bankës Qendrore”.

Naser Osmani, nga LDK tha se grupi punues ka analizuar pagat e Trusitit dhe të BQK-së. Osmani në emër të grupit punues ka rekomanduar që pagat e menaxhmentit të Trustit të ulen për 25 për qind.

“Ne kemi menduar që do të ishte më i mirë që të marrim shembull pagat e të punësuarve në BQK. Ata  na ka dërgua nivelin e pagave për të punësuar për këto tre kategori. Paga e 4100 e guvernatorit paga e zyrtarit të lartë është 1075 euro”.

“Ajo që nuk ishte pas kërkesës së trustit është ajo që është diskuto që megjithatë pagat në fondin pesnional konsiderohen të larta duke marrë për baza pagat e tjera. 4980 euro është paga e drejtorit dhe paga më e vogël e atij të zyrtarit për informim është rreth 1 mijë e 900 euro”.

“Rekomandimi i grupit punues është që ne t’i drejtohemi bordit që të zvogëlohet paga për 25 për qind për të gjitha pozitat e menaxhmentin të lartë stafit profesional dhe drejtorëve. Të hiqen shtesat për pjesëmarrje në mbledhjes. Heqjen e kontributeve vullnetare për 5 për qind. Dhe heqjen e të gjitha shtesave të bonuseve të të punësuarve në Trust”.

Safete Hadërgjonaj, nga PDK tha që vendimi për uljen e pagës së menaxhmentit të Trusitit do të këtë reagime të mëdha.

Mirëpo ajo tha që duhet të ketë kujdes në këtë vendim për shkak se edhe në vendet e tjera pagat e institucioneve që menaxhojnë me mjetet e qytetarëve dallon nga institucione e tjera.

“Sa herë që jepen rekomandime për zvogëlime të pagave kuptohet se janë të ndjeshme e do të ketë reagime mirëpo ajo që na ka shty me formuar këtë grup punues ka qenë debatin ashpër i deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka pas kërkesa duhet komisionit tonë që të bëjmë një hap lidhur me këto paga”. /EO