Kërkohet paraburgim dhe arrest shtëpiak për personat që falsifikuan para

Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar paraburgim dhe arrest shtëpiak për personat që falsifikuan para.

Lajme

22/01/2019 11:18

Prokuroria Themelore e Pejës përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit kundër të pandehurve, R.K. dhe E.K., ndërsa ndaj dy të pandehurve E.G. dhe M.V. kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për shkak se secili veç e veç kishin për të kryer vepër penal “Falsifikimi i parasë”, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në njoftim, Prokuroria Themelore e Pejës ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të kësaj vepre penale, ndaj katër të pandehurve të lartcekur, për shkak se deri me datën 20 janar të vitit 2019, dy të pandehurit R.K., dhe E.K, kanë prodhuar dhe vënë në qarkullim para të falsifikuara ndërsa dy të pandehurit tjerë, E.G dhe M.V., edhe pse ishin në dijeni nuk e kanë raportuar veprën penale në polici.

Seanca dëgjimore për caktimin e këtyre masave pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do vendosë lidhur me kërkesën e prokurorisë. /Lajmi.net/