Kërkohet ndërprerja e punimeve pa leje te Kroi i Vitakut

Deputet e të gjitha komuniteteve jo serbe në Kuvendit Komunal të veriut të Mitrovicës, kanë kërkuar nga organet kompetente që të ndërpresin punimet të Kroi i Vitakut, të cilat po bëhen në dëm të komuniteteve.

Lajme

26/07/2014 14:15

Të gjithë asamblistët jo serb të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, pas një takimi urgjent të mbajtur sot, kanë kërkuar që urgjentisht të ndërpriten ndërtimet pa leje në Kroin e Vitakut, në veri të Mitrovicës.

Emir Azemi, zëvendëskryeses për komunitet pranë këtij kuvendi, ka thënë për Kosovapress se ka plane që serbët edhe në lagjen e Boshnjakëve të vazhdojnë më kolonizim.

“Kërkesën publike ia drejtojmë organeve qendrore, zyrës administrative, faktorëve përgjegjës relevant si dhe faktorit ndërkombëtar për respektimin e të gjitha marrëveshjeve që nënkupton ndërprerjen urgjente të provokimeve që kanë për qëllim ndërrimin e strukturës demografike në dëm të komuniteteve jo serbe”, ka thënë Azemi, duke shtuar se këto ndërtime po bëhen pa leje dhe plan urban. (KosovaPress)