Kërkohet fletarrest ndërkombëtar për Nikolla Gruevskin

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, ka thënë se gjykata duhet të lëshoj fletarrest ndërkombëtar për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

Lajme

13/11/2018 18:56

Nëpërmjet një kumtesë të lëshuar, nga MPB-ja thonë se Ministria e Punëve të Brendshme vërtetoi se personi Nikolla Gruevskit gjendet në Republikën e Hungarisë.

Lexo edhe:

Maqedonia konfirmon se Gruevski gjendet në Hungari

 

“Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë mori konfirmim nga ministria hungareze se Nikolla Gruevski është në Republikën e Hungarisë dhe se ka kërkuar azil”, kumtojnë nga MPB-ja, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në kumtesë shtohet se Ministria e Punëve të Brendshme e ka informuar Gjykatën Themelore Shkupi 1, me çka gjykata duhet të jep vendim për dhënien e fletarrestit ndërkombëtar për personin e dënuar Nikolla Gruevski.

Ndërkaq, sot nëpërmjet një statusi të publikuar të ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit thuhej se ai është në Budapest dhe se po kërkon azil.