Kërkohet fjala Republikë në projektligjin për MSA-në

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Teuta Sahatqija thotë se anëtarët e këtij Komisioni në mënyrë unanime kanë votuar që fjala Republikë të shtohet në të gjithë tekstin para fjalës Kosovë, raporton lajmi.net.

Lajme

02/11/2015 10:52

Ajo ka kërkuar miratimin e këtij Projektligji, por që paraprakisht të bëhet ky ndryshim.

“Ky amendament është i domosdoshëm dhe nuk e prek dokumentin e MSA-së. Kështu kanë vendosur anëtarët e Komisionit me unanimitet”, tha ajo./ lajmi.net