Kërkohet aksion urgjent për klimën

Kombet e Bashkuara kanë kërkuar aksion urgjent për ndryshimet klimatike, pas shpalljes se koncentrimi i dyoksidit të karbonit dhe i gazrave të tjerë të dëmshëm në atmosferë, ka arritur rekord të ri të lartë në vitin 2014.

Bota

10/11/2015 08:24

Në raportin e saj, Organizata Botërore Meteorologjike (WMO), tha se duhen veprime urgjente për ta ulur emetimin e gazrave, pasi që efekti i pastër i nxehtësisë i parë në atmosferë është rritur për 36%, prej vitit 1990, kryesisht për shkak të emisionit të karbon dyoksidit të prodhuar nga njeriu.