Kërkohej për vjedhje në Gjermani, 23-vjeçari shqiptar arrestohet në Itali

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një shtetas shqiptar, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arresti nga gjykata e Nurembergut.

Lajme

08/01/2018 10:23

23-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga drejtësia gjermane, për vjedhje me pasoja të rënda.

Arrestimi i tij është bërë nga karabinierët e “Capo di Ponte”, në provincën e Breshias, ku ishte së bashku me një shqiptar, për t’i shpëtuar urdhër-arrestit të lëshuar nga një gjykatë e Nurembergut.

Ai dyshohet për vjedhje me pasoja të rënda. Ndaj shqiptarit, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte lëshuar urdhër-arresti në datën 4 janar, kur policia kishte shkuar për ta arrestuar, por nuk ishte gjetur në shtëpi.