Kërkimi i temave të nxehta në Facebook tashmë edhe më i lehtë

Kjo eksperiencë do të zëvendësohet me një karousel i cili padyshim bën më mirë në ofrimin e opsioneve të ndryshme rreth mbulueshmërisë së një teme.

Auto & Tek

25/05/2017 23:15

Facebook lajmëroi disa ndryshime të reja sa të nevojshme aq edhe jetike për temat e nxehta në rrjetin social ku në fokus është gjetja e tyre dhe mbulueshmërisë rreth tyre.

Së pari kemi një ridizajnim vizual. Nëse më parë klikonit një temë të nxehtë – trendet – do të nxirrej në pah vetëm një artikull nga një publikues ku u duhej të shkonit në fund të tij për të parë artikuj të ngjashëm.

Kjo eksperiencë do të zëvendësohet me një karousel i cili padyshim bën më mirë në ofrimin e opsioneve të ndryshme rreth mbulueshmërisë së një teme.

Vlen të sqarohet se ky ndryshim nuk ndikon në llojin e artikujve që shfaqen tha rrjeti social. Ende është i njëjti algoritëm i cili teorikisht duhet të përzgjedhë temat më të nxehta.

Së dyti trendet që shfaqen në të djathtë të Furnizuesit të Përmbajtjeve të Facebook do të shfaqen edhe në pajisjet mobile. Përpara këtij ndryshimi ato ishin të fshehura brenda fushës kërkimit.

Duke filluar nga dita e sotme Facebook do të tregojë tre temat më të nxehta dhe pasi të keni klikuar vetëm njërën prej tyre, disa të tjera do të shfaqen.

Për fat të mirë mund ta hiqni fare si seksione nëse e shikoni diçka të bezdisshme për syrin tuaj. Karouseli i ri do të jetë i disponueshëm nga sot në iOS ndërsa në Android dhe desktop në ditëtë në vijim.

Në lidhje me trendet në pajisje mobil aktualisht ky ndryshim është në fazë eksperimentale dhe jo të gjithë do të kenë mundësi ta shohin.