Kërkime të reja për fluturimin MH370

Qeveria e Australisë ka shpallur një zonë të re kërkimi për aeroplanin e zhdukur të Malajzisë, të njohur si ‘Fluturimi MH370, pas analizave të mëtejshme të të dhënave satelitore.

Bota

26/06/2014 13:38

Kërkimi do të fokusohet në një zonë 1,800 kilometërshe në perëndim të bregdetit australian, ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i Australisë, Warren Truss, raporton RFE.

Fluturimi MH370 është zhdukur më 8 mars.

Aeroplani i kompanisë Malaysia Airlines, me 239 njerëz në bord, ka qenë duke fluturuar nga Kuala Lampuri për në Pekin.