Kërkesë urgjente e SPERTK-së për Kuvendin e Kosovës
Sindikata e Punëtorëve e RTK-së kërkon urgjentisht nga Kuvendi i Kosovës që këto ditë ta përfshijë në agjendë miratimin e ligjit të ri të RTK-së.
Lajme
“SPERTK kërkon nga të gjithë deputetët që miratimin e ligjit të mos e lidhin për ndonjë idivid në RTK por të mendojnë për forcimin e mediumit publik dhe për punëtorët e RTK-së. Për SPERTK-në çdo shtyrje e miratimit të ligjit të ri nga sot është presion dhe shkatërrim për RTK-në dhe të ardhmën e tij”, thuhet në kërkesën e Sindikata e Punëtorëve e RTK-së, transmeton lajmi.net.
Mes tjerash aty thuhet se këtë shqetësim, SPERTK, së shpejti do ta adresojë edhe tek institucionet e tjera ndërkombëtare në Kosovë dhe jashtë saj.
Kërkesa e plotë:
Sindikata e Punëtorëve e RTK-së
Kryesia e SPERTK-së
Kërkesë
Sindikata e Punëtorëve e RTK-së kërkon urgjentisht nga Kuvendi i Kosovës që këto ditë ta përfshijë në agjendë miratimin e ligjit të ri të RTK-së. SPERTK nuk po e kupton këtë zvarritje nga ana e Kuvendit rreth miratimit të ligjit për RTK-në.
SPERTK kërkon nga të gjithë deputetët që miratimin e ligjit të mos e lidhin për ndonjë idivid në RTK por të mendojnë për forcimin e mediumit publik dhe për punëtorët e RTK-së. Për SPERTK-në çdo shtyrje e miratimit të ligjit të ri nga sot është presion dhe shkatërrim për RTK-në dhe të ardhmën e tij.
Po e ritheksojmë për të satën herë se ligji i ri i RTK-së do të zgjidhte shumë probleme me të cilat përballet mediumi publik nga forma e financimit, prona dhe digjitalizimi. Të nderuar deputetë ne nuk do të heshtim sikurse deri më sot dhe nëse Kuvendi i Kosovës nuk e miraton ligjin e ri, ne do t’i përdorim të gjitha rrugët ligjore duke bërë thirrje për bojkot të punës dhe protesta për të kërkuar mbrojtjen e mediumit publik dhe mirëqenien e kolegëve tanë që janë duke punar panderprerë dhe profesionalisht në informimin e publikut.
SPERTK këtë shqetësim së shpejti do ta adresojë edhe tek institucionet e tjera ndërkombëtare në Kosovë dhe jashtë saj.
Sinqerisht,
Kryesia e SPERTK-së
Prishtinë, 22.11.2018
/Lajmi.net/