Kërkesë e madhe për të kryer analizat në QKMF

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë po përballët me fluks të madh pacientësh të cilët po kërkojnë shërbimet e analizave.

Lajme

21/02/2019 16:18

“Eja nesër, se sot nuk mund të tërheqësh numrin për të pritur në radhë për analiza”. Kështu i tha mjekja të mërkurën një pacienteje që donte të tërhiqte një kupon në vetëshërbimin digjital për të pritur në radhë për të bërë analizat e gjakut.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, e cila ndodhet të “Qafa” po përballet me fluks të madhe të qytetarëve të cilët po kërkojnë shërbime të analizave të gjakut dhe urinës, shkruan lajmi.net.

Ndonëse, laboratori punon deri pasdite, pacientët mund të tërheqin kupën në vetëshërbimin digjital që është për regjimin e radhës, vetëm deri në orën 09:00 të mëngjesit.

“Kam ardhur në 07 e 15 minuta, jam në rend i 46-i”, tha njëri prej pacientëve që po priste në rend për të bërë analizat në QKMF.

Mjeku i përpunimit të analizave që punon në laborator, thotë se ka një ngarkesë të madhe për analizat e gjakut dhe urinës.

“Deri në orën  08 e 15 minuta, vetëshërbimi digjital i ka lëshu mbi 100 numra. Diku deri rreth 150 analiza në ditë i bëjmë këtu. Më sa di vetëshërbimi digjital për menaxhimin e radhës ndalet në ora 09:00 të mëngjesit, sepse kërkesa po është shumë e madhe”, tha ai.

Ndryshe, qytetarët mund të tërheqin numrat nga ora 07:00 deri në 09:00 të mëngjesit. /Lajmi.net/