Kërkesa të shumta për misrin shumëngjyrësh (FOTO)

Në vitin 2012 misri shumëngjyrësh mori shumë vëmendje nga interneti. Në atë kohë, shumë persona nuk e besuan dhe e kujtuan sajesë. Por kompania që e prodhon në mënyrë natyrale nisi ta shesë dhe kërkesat duket se janë rritur shumë.

Fun

12/06/2016 09:21

Ndërkohë një fermer në Oklahoma me origjinë nga fiset vendase të Amerikës, Çiroki, vendosi të studiojë rrënjët e tij dhe traditën e rritjes së misrit.

Sipas tij, disa kokrra misri dilnin me ngjyrë. Ai i veçoi këto kokrra dhe i përzieu farërat, dhe me kalimin e viteve u krijuan kallinj shumëngjyrësh që sot prodhohen nga një kompani farërash në Amerikë. Sipas mediave ndërkombëtare, kërkesa për shitjen e tyre është rritur shumë që kur farërat nisën të shiten në internet.