Kërkesa të mëdha për ndeshjen ndaj PSG, Real Madrid zbulon çmimin e biletave

“AS” shkruan se interesimi për bileta është i jashtëzakonshëm.

Sport

30/01/2018 07:23

Real Madrid përgatitet për ndeshjet me Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Cristiano Ronaldo me shokë janë të vetëdijshëm për vështirësinë e duelit ndaj ekipit të fortë francez.

Por, njësoj mendojnë edhe tifozët nga Madridi. “AS” shkruan se interesimi për bileta është i jashtëzakonshëm, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, Real Madrid ka njoftuar se bileta më e lirë për ndeshjen ndaj PSG-së do të jetë 75 euro.

Por, ajo më e shtrenjta do të kushtojë 235 euro. /Lajmi.net/