Kërkesa për njohjen e Kosovës është ndihmë për Serbinë

Kryeministri Edi Rama thotë se do të ishte e pakuptimtë nëse një kryeministër i Shqipërisë do të shkonte në Serbi 16 vjet pas luftës në Kosovë dhe të mos fliste për Kosovën.

Lajme

13/11/2014 21:36

Ai thotë se me kërkesën për njohjen e Kosovës nuk e ka provokuar Serbinë dhe kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq por i ka ndihmuar atyre.

“Është ndihmë për Serbinë, nuk është provokim. Sa më shpejt që ata ta njohin është aq më mirë për ta. Nga ana tjetër, besoj se ata janë të vetëdijshëm që ky proces është i pakthyeshëm. Por kapërcimi i vetvetes kërkon një kurajo”, ka thënë Edi Rama.

Rama, thotë se nuk ka pasur asnjë presion nga perëndimi për takimin e tij me Vuçiqin. Po të mos shkonte në Serbi për shkak të incidentin në ndeshjen futbollistike, sipas tij, do të ishte një shprehje e një dobësie të panevojshme.

“Mosvajtja do të ishte jo vetëm shprehje e një dobësie të panevojshme por edhe humbje e madhe e një rasti unikal për të çelur historinë e re me serbët”, ka thënë Rama në emisionin “Top Show”.