Kërkesa e Sigal Prishtinës në ‘ABA Ligë’ i “hallakatë” serbët, thonë se është e pamundur – Lajmi.net
Kërkesa e Sigal Prishtinës në ‘ABA Ligë’ i “hallakatë” serbët, thonë se është e pamundur
Autori: Lajmi.net BasketbollSport 20:33, 10 March 2017
Sigal Prishtina edhe zyrtarisht ka kërkuar që nga sezoni i ardhshëm të bëhet pjesë e Ligës së Adriatikut në basketboll, të njohur si ABA Ligë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i klubit, Blerand Stavileci, i cili në llogarinë e tij në Facebook, ka postuar kërkesën zyrtare që do t’iu bëhet drejtuesve të ‘ABA Ligë’.

Kërkesa e Sigal Prishtinës për t’u inkuadruar në ‘ABA Ligë’, ka shqetësuar mediet serbe, të cilët të “hallakatura” kanë filluar të raportojnë këtë gjë.

Mediet serbe e shohin të pamundshme kërkesën e Sigal Prishtinës për t’u inkuadruar në këtë ligë, falë statutit të themelimit të kësaj lige.

“Ekipi i Prishtinës dëshiron ABA Ligë, por kjo praktikisht është e pamundur”, shkruan ‘Blic.rs’, përcjell lajmi.net.

Tutje ‘Blic.rs’ cek kushtet e parapara në statut për t’u bërë pjesë e kësaj lige, ku shkruan se në këtë ligë mund të konkurrojnë vetëm gjashtë vende, Serbia, Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia.

Për kërkesën e Sigal Prishtinës për t’u inkuadruar në ‘ABA Ligë’, kanë raportuar edhe ‘Kurir.rs’ dhe ‘B92’./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

Fjalët kyçe: ABA League, Sigal Prishtina

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play Berry Rush
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Urban Basketball