Kërkesa e Plisave për secilin shqiptar

Grupi i tifozëve nga Prishtina, ‘Plisat’ kanë kërkuar nga çdo shqiptar të vendos flamurin kombëtar  në pronat e tyre përkatëse, para ndeshjes ndaj Serbisë.

Sport

13/10/2014 20:50

Ndeshja historikë ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45, ndërsa Plisat kanë një kërkesë për secilin shqiptar.

“Në mënyrë që të jemi të gjithë në frymën kuq e zi, e kjo frymë të arrijë dhe në Beograd te djemtë tanë, që nga sot, secili ballkon i shqiptarit, secila dritare, secili lokal, le ta vendos flamurin tonë kombëtar”, ishte postimi i shkruar nga Plisat në Facebook.

Tifozët shqiptarë e kanë të ndaluar të futen në stadium në ndeshjen e nesërme, mirëpo sipas lajmeve të fundit nëpër media, mësojmë se Plisat janë duke përgatitur një plan B, i cili pritet të ketë sukses në këtë aspekt.