Kërkesa e opozitës për zgjedhje pastaj dialogu, Thaçi thotë se bota nuk na pret

Presidenti i Kosovës ka komentuar edhe kërkesën e partive opozitare për zgjedhje të reja parlamentare, e me pas të vazhdohet dialogu.

Lajme

31/07/2018 13:54

Thaçi ka thënë se bota nuk pret që të bëjmë eksperimente politike, ndërsa ka përshëndetur qëndrimet e deputetëve të pozitës për një agjendë të koordinuar.

“Disa deputetët kërkojnë që të ndodhin zgjedhjet e pastaj dialogu, dhe se bota nuk na pret ne që te bëjmë eksperimente politike”.

“Në anën tjetër kemi një opinion të arsyeshëm të atyre deputetëve për një agjendë të koordinuar për dialogun, reformën e dialogut, dhe kohën e koordinuar për zgjedhje. Institucionet e vendit kanë mandat të plote kushtetues. Partnerët e koalicionit kane numra të mjaftueshëm dhe mendoj që arsyeshmëria më e madhe është ndërtimi i një agjende të përbashkët për shtetndërtimin”, ka thënë Thaci.

Thaçi ritheksoi se nuk do ketë Bosnjëzim dhe ndarje të Kosovës, dhe as pako Ahtisari plus.

Ai tutje shtoj se marrëveshja me Serbinë do te jete shumë e rëndë dhe e vështirë.

Thaçi tha se asnjë vend nuk do te pranohet në BE me probleme të hapura, dhe se duhet të punojmë të gjithë në arritjen e një marrëveshjeje të balancuar.

Ai  tha se do te ketë korrigjim te kufijve, mes Kosovës dhe Serbisë, ndërkaq që për Ujmanin dhe Kosovën tha se kanë qenë dhe do te mbeten gjithmonë të Kosovës./Lajmi.net/