Kërkesa e LDK-së për ta votuar demarkacionin: Raporti i Bulliqit ankesë i veçantë

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke kërkuar që raporti i Komisionit të Shpejtim Bulliqit të ndahet në aneks të veçantë që deputetët e kësaj partie ta votojnë demarkacionin.

Lajme

22/02/2018 21:47

Një deputet i LDK-së i ka thënë lajmi.net se në takimin që e ka pasur LDK-së me kryetarin e Kuvendit dhe përfaqësuesit e partive tjera politike, kanë kërkuar që raporti i Bulliqit të futet si aneks i veçantë, por jo të bashkëngjitet me marrëveshjen e vitit 2015 dhe marrëveshjen e dy presidentëve.

“LDK kërkon që raporti i Bulliqit të futet në aneks të veçantë, dhe të mos jetë bashkë me marrëveshjen e vitit 2015 dhe atë të dy presidentëve. LDK e konsideron raportin e Bulliqit kontradiktor dhe të pa bazuar në fakte relevante”, ka thënë një deputet i LDK-së për lajmi.net.

Ndërsa më herët LDK-ja ka lëshuar një komunikatë për media ku ka treguar se ua ka ofruar një zgjidhje partive të koalicionin qeverisës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, në takimet me partitë e koalicionit qeverisës, ka ofruar zgjidhjen më të arsyeshme, e cila i hap rrugë ratifikimit të Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. LDK-ja u bën thirrje partive të koalicionit qeverisës që të dakordohen me zgjidhjen e propozuar nga LDK-ja dhe t’i sigurojnë votat e shumicës qeverisëse. LDK-ja i siguron qytetarët se vullneti i saj është në përputhje të plotë me vullnetin e tyre për lëvizje të lirë dhe se grupi jonë parlamentar është unik në këtë qëndrim”, thuhet komunikatën e LDK-së.