Kërçovë: Kidnapon dhe dhunon seksualisht një familjare

Sot herët në mëngjes në stacionin policor në Kërçovë është burgosur R.L. nga shati Kolibari i Kërçovës.

Lajme

18/10/2015 12:30

Pas konsultimit me prokurorin publik ai është prangosur nën dyshime se ka kryer vjedhje dhe përdhunim të një familjareje , transmeton zhurnal.mk

I burgosuri është paraqitur në polici nga 39 vjeçarja N.M. nga fshati Jakrenovo e Prilepit. Ajo ka lajmëruar në polici se R.L. para dy muajve e ka kidnapuar dhe e ka ruajtur në shtëpinë e tij në Kolibari. Në atë periudhë, sipas fjalëve të viktimës, ka qenë fizikisht e torturuar dhe e dhunuar seksualisht.

Ajo dje ka arritur që ta hap derën nga shtëpia ku ka qenë e mbyllur dhe me auto stop ka arritur deri në Kërçovë ku në stacionin policor e ka paraqitur veprën penale.