Kërcimi nga shkëmbi i lartë 60, metra është rekordi i ri botëror |FOTO & VIDEO|

Por të hidhesh nga gati 60 metra lartësi - aq lartë sa që askush nuk e ka bërë më parë? Kjo me siguri se duhet të mendohet disa herë. /lajmi.net

Fun

18/08/2015 18:48

Nga poshtë një platformë për kërcim në një lartësi prej 58.8 metra duket se është goxha lartë!? Në të vërtetë kur e shihni, pulsi do t’ju shpejtohet dhe do t’ju vështirësohet edhe frymëmarrja, dhe do të mendoni se si dikush mund t’i mbijetojë hedhjes nga atje, edhe në qoftëse gropa e mbushur me ujë është e thellë 8 metra.
Këtë pamje e ka pasur edhe Laso Schaller dhe si duket ai e ka menduar edhe hedhjen për një kohë të gjatë, dhe në fund i’a doli – duke e vendosur një rekord të ri botërorë.

I lindur në Brazil, por i rritur në Zvicër – 27 vjeçari është ekspert i lundrimit nëpër lumenj, duke përdorur litarë dhe mjete të tjera ai është lëshuar në shkëmbinjë që askush nuk e ka bërë më parë. Nuk është hera e parë që ai del i 1’ri në ndonjë sport ekstrem, epitete të tilla ai është mësuar të mbajë për një kohë të gjatë; duke u hedhur me kanoe nga lartësi 25, 30 dhe 35 metra pa e menduar dy herë.

Por të hidhesh nga gati 60 metra lartësi – aq lartë sa që askush nuk e ka bërë më parë? Kjo me siguri se duhet të mendohet disa herë. /lajmi.net

 

Laso Schaller - Action

Gif of canyoner Laso Schaller jumping from Cascata dl Salto in Switzerland

Laso Schaller enters the water

Laso Schaller goes big in animated gif format in Switzerland

YouTube player