Kërcimi, ilaçi i ri për të luftuar sëmundjet e zemrës

Kërcimi, kura e re për të luftuar hipertensionin. Pikërisht të ndjekësh ritmin dhe të vallëzosh është terapia kundër sëmundjeve kardiovaskulare, që shkaktojnë pjesën më të madhe të vdekjeve në...

Lifestyle

29/03/2016 03:25

Një pjesë e madhe e këtyre sëmundjeve, vijnë për shkak të abuzimit me ushqimin, alkoolin dhe duhan-pirjen.

Sipas organizatës botërore të shëndetit sëmundjeve që godasin zemrën ndodhin edhe si pasojë e moskryerjes së aktivitetit fizik.

Mënyrat për të shmangur rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare po diskutohen këto ditë në një konferencë mjekësore në Napoli.  Një nga konkluzionet e kësaj Konference ishte dhe kërcimi, si një ilaç kundër hipertensionit. Ekspertët sugjeruan se një vallëzim mund të realizohet me një kohëzgjatje prej 30 – 40 minutave dhe 3 – 4 herë në javë, në mënyrë që të jetë një armë efektive kundër sëmundjeve që prekin zemrën.

Aktivitet aerobike, ku përfshihet dhe kërcimi reduktojnë rritjen e presionit në gjak dhe mbajnë larg sëmundjet e arteries koronare.

Kardiologu italian, Massimo Volpe shprehet se është thelbësore që sidomos moshat e mesme duhet të këshillohen me specialistë për llojin e ushtrimeve fizike që duhet të kryejnë. Kurë për sëmundjet e zemrës është sidomos aktiviteti aerobik, në veçanti kërcimi. Përveç efektit si mbrojtës i zemrës, vallëzimi ka efekte shumë pozitive edhe në gjendjen psikologjike të njeriut./klan