Kërcimi i Gjikos bëhet viral në rrjete sociale, pëlqehet kënga e re e tij

Një trend i ri viral është bërë edhe vallëzimi i Gjikos në projektin e ri muzikor.

ShowBiz

17/08/2018 14:00

“Si Bugatti”, mban titullin kënga e re e Gjikos dhe Skerdit e cila u komentua tejet shumë nga fansat, shkruan lajmi net.

Për pak ditë projekti ka arritur të fitoj mbi 4 milionë klikime në kanalin zyrtar, Youtube ku lirshëm mund të thuhet se është një nga këngët më të pëlqyera verore.

Për çka përflitet më së shumti është vallëzimi i reperit ku është shndërruar në një ‘Keke Challenge’ në Kosovë si ajo e Drakes në gjithë botën.

“5 millionë, ‘Si Bugatti”, ka shkruar ai.

Theksojmë se sukseset e reperëve të famshëm nuk kanë të ndalur, ata po vazhdojnë të jenë aktiv në mbrëmje muzikore. /Lajmi.net/

YouTube player